Nga Shqipëria / E Hënë 9 Janar 2023, 12:12

'Vajza filloi të qajë', gruaja e Gent Hazizit flet për debatin e ashpër mes aktorit dhe Olta Gixharit

Bashkëshortja e Gent Hazizit ishte së fundmi e ftuar në "Big Brother Fan Club" ku komentoi debatin e ashpër mes Gentit dhe Olta Gixharit. Ajo tha se Genti është i drejtpërdrejtë, por asnjëherë nuk ofendon.

Nga ana tjetër Eltona u shpreh se Olta e ka tepruar me ofendimet kundrejt të shoqit të saj.

"E prisja këtë debatin, por ai është shumë i sinqertë. E dija që do të reagonte ndaj të tilla ofendimeve të tepruara. Unë nuk kam parë që Genti ka fyer Oltën, kam dëgjuar ofendime të pafundme nga ana e Oltës, të cilat as te fëmijët e vegjël që zihen për gjëra banale nuk i kam parë.

T’i thuash dikujt aty brenda të gjitha fjalët ofenduese të fjalorit, pa pasur pasur asnjë konflikt bazik, mua më duket e tepërt. Ndërkohë, nga ana e Gentit nuk kam parë asnjë lloj ofendimi. Genti reagon, përgjigjet, dhe kjo është mënyra e tij për të vënë barrierat e veta, por nuk ofendon. Jam e bindur për këtë, që nuk do ta bëjë me asnjë nga banorët aty brenda. Ai është shumë i drejtpërdrejtë, i thotë gjërat që mendon. Nuk lejon dikë që ta shkelë në personalitet dhe jam e bindur se deri në fund të karrierës, nuk do të devijojë nga karakteri dhe personaliteti. Nuk do të ndryshojë karakterin e tij për hir të lojës. Kjo është e sigurt", tha ajo.

Eltona shtoi se vajza e saj është ndjerë keq kur ka parë të atit në disa skena debatesh të nxehta brenda shtëpisë: E vetmja gjë që kam pasur siklet ka qenë goca, sepse ajo është prekur gjatë dy episodeve që ka parë dhe është prekur. Unë jam detyruar ta heq, se tha po më mërzisin babin dhe filloi të qajë. Dhe mendoj se meraku më i madh i Gentit ai është, se si mund të ndihen fëmijët nëse shohin të tilla gjëra.