Nga Shqipëria / E Hënë 9 Janar 2023, 11:11

'Dinake dhe manipuluese', Mikela i flet Kiarës për Oltën dhe ç'nuk i thotë

Olta Gixhari është padyshim një ndër banoret më të komentuara në "Big Brother VIP", e cila është përfshirë shpesh në debate. Kjo ka bërë që konkurrentët e tjerë të formojnë mendime të ndryshme rreth saj.

Së fundmi, gjatë një bisede me Kiara Titon, Mikela është shprehur se Olta i duket shumë dinake dhe manipuluese.

“Unë ia kam thënë dhe në sy dhe do vazhdoj t’ja them. Shumë dinake, manipuluese. E ka këtë gjë dhe është fakt”, ka thënë ajo.