Reperi Noizy është një ndër më të suksesshmit në tregun e muzikës shqiptare. Ai herë pas here bëhet pjesë e mediave për këngët e ndryshme dhe jetën e tij luksoze me shpenzimet marramendëse dhe makinat luksoze.

Por pavarësisht tipit të tij rebel, Noizy shpesh herë ka treguar se ai ka edhe një zemër të mirë, e këtë e ka treguar nëpërmjet bamirësive të ndryshme dhe marrëdhënies së mirë që ka me familjen e tij.

Sot ai ka bërë një dedikim special për mamanë e tij. Në foton e shkëputur nga Express, duket qe Noizy ka shpërndarë një poezi me titull ‘Letër e nënës’, interpretuar nga aktorja e mirënjohur Margarita Xhepa, kushtuar një djali që mohon nënën e tij.

Kjo poezi ka prekur thellë reperi madje ka garantuar se me të shumë veta do të derdhin lot.



