Prestigjiozja Britanike ‘Daily Mail’ i ka kushtuar ditën e sotme një artikull tjetër Shqipërisë. Në këtë artikull ajo ka publikuar disa foto që tregojnë jetën luksoze të fëmijëve shqiptar dhe mënyrën se si ata e kanë pritur vitin e ri 2018.

“Shumë prej nesh ndiejnë shtrëngimet ekonomike gjatë muajit të Janarit, por kjo nuk ndodh me të pasurit e rinj shqiptarë, Rich Kida of Albania vijojnë të tregojnë jetën e tyre luksoze që në nisje të 2018” kështu e hap shkrimin Daily duke publikuar edhe foto ekstravagante të shqiptarëve.

Ata kanë marrë disa foto nga një faqe instagrami e quajtur ‘Rich kids of Albania’dhe kanë mbetur të habitur nga jeta luksoze e tyre, duke filluar që nga veshjet e shtrenjta, makinat e tipit të fundit e deri tek fotografit me kafshë të tilla si tigri.





