Nga Shqipëria / E Diel 8 Janar 2023, 14:02

Në BBVK ka banorë të tjerë nga komuniteti LGBT? Edoni bën deklaratën befasuese

Edoni ka dhënë një intervistë për "Prive" menjëherë pas eliminimit nga "Big Brother VIP Kosova". Ai u komentua shumë gjatë qëndrimit në shtëpi për deklaratat e tij dhe pamjen si 'drag queen'. Ndër të tjera aktori deklaroi se është biseksual.

Gjatë intervistës Edoni është pyetur nëse mendon se në shtëpi ka banorë të tjerë nga komuniteti LGBT+ dhe përgjigjja e tij i ka befasuar të gjithë.

“E mendoj. Nuk do kisha dashur të them emra se përderisa ata persona nuk janë të hapur, kush jamë unë që t’i qes ‘out’, por i kam dyshimet e mia”, ka rrëfyer aktori.