Nga Shqipëria / E Premte 12 Janar 2018, 16:04

Kapen ‘Super-Skifterat’ shqiptarë në Itali, vodhën 60 banesa për 3 ditë

4 skiftera shqiptar janë vënë në pranga ditën e sotme në Itali, pasi akuzohen se kanë kryer rreth 60 grabitje vilash dhe banesash në territorin e rajonit të Emilia Romanjës.

Djemtë ishin të moshës nga 25 deri në 30 vjeç dhe jetonin së bashku në një vilë në Rimini dhe mësohet se arrestimi i tyre zgjati rreth 2 javë.

Ata shquheshin për shpejtësinë e tyre gjatë vjedhjes dhe mësohet se qëndronin shumë pak minuta në banesat që grabisnin. Ata jetojnë në komunën e Fanos dhe ishin dënuar edhe herë të tjera për grabitje.

Sipas autoriteteve në kapjen e tyre kanë ndihmuar edhe banorët e zonës ku kishin grabitur, gjithashtu ata bëjnë me dije se 4 shqiptarët janë autorë për 60 grabitje vilash e banesash në vetëm 3 ditë.