Dea Mishel është përplasur mbrëmjen e sotme me Luizin. Kjo pasi teksa shpjegonte raportin e tij me Amosin, Luizi u shpreh se ai “Dean e ka në xhep”.

Ky koment nuk u prit aspak mirë nga Dea, e cila i kërkoi të kishte kujdes me emrin e saj. Ajo shtoi se Luizi e nënvlerëson dhe tregon mungesë respekti ndaj saj.
Luizi: Në fillim më dukej arrogant, por mendoj se është djalë gjigant. Dean e kishte në xhep!

Dea: Kujdes kur flet, si në xhep!
Luizi: Mua më pëlqen se Amosi vjen dhe mi thotë gjërat në sy!
Dea: Luizi më drejtohet me shumë mungesë respekti dhe më vjen shumë keq sepse një herë që kemi pasur një përplasje bashkë të kam folur me shumë respekt dhe me shumë edukatë. Ti vazhdon të më nënvlerësosh dhe të më referohesh si një pjesë e lojës së Amosit, ndërkohë që nuk është aspak kështu.


