Banorët e Big Brother VIP kanë diskutuar hapur nominimet më shumë se një herë, duke thyer kështu rregullat e formatit. Si rrjedhojë moderatorja Arbana Osmani u bëri sonte të ditur vendimin që ka marrë Vëllai i Madh.

Duke nisur nga nesër, të gjithë banorët janë të dënuar me ujë vetëm 20 minuta në ditë për të gjitha funksionet.

"Jeni treguar moskokëçarës për rregulloren. Ju keni thyer rregullin kryesor të formatit. Kështu që nga nesër do të keni ujë vetëm 20 minuta në ditë, do njoftoheni nëpërmjet gongut për kohën kur vjen dhe ikën ujin, për të gjitha funksionet që ju duhet", u tha Arbana.

