Elita Rudi dhe reperi Gjiko shpesh herë bëjnë udhëtime të ndryshme në çift dhe këtë gjë nuk ngurrojnë tua tregojnë edhe ndjekësve të tyre. Ata e kanë nisur vitin 2018 me një udhëtim tjetër, këtë herë kanë zgjedhur Maldivet si destinacionin e tyre të radhës.

Dyshja ka postuar disa foto nga këto pushime dhe duket që po ja kalojnë shumë mirë. Ajo që ka tërhequr më shumë vëmendjen me fotot e saj ka qenë prezantuesja që është shfaqur më në formë se zakonisht.
Në foton e fundit që ka postuar ka pasur shumë reagime nga fansat e saj që e komplimentonin për pamjen e bukur, por komenti që ka tërhequr më shumë vëmendjen ka qenë i Gjikos i cili ka bërë që ndjekësit të fokusohen më shumë tek ai se te fotoja e Elitës.

“Foto nga Tanzani Gjiko” ka shkruar në koment këngëtari, duke zbuluar kështu se të gjitha foto e Elitës mbajnë autorësinë e tij.



