Nga Shqipëria / E Premte 6 Janar 2023, 13:01

Luana dhe Krenari vazhdojnë të jenë bashkë dhe e vërteton ky veprim

Prej vitesh Luana Vjollca është në një lidhje dashurie me biznesmenin Krenar Çoçaj, lidhje të cilën janë përpjekur ta mbajnë larg syve të publikut, por nuk ia kanë dalë sot. 

E duke qenë se prej një kohe të gjatë nuk ishin fotografuar bashkë nga paparacët, nisën edhe thashetheme se mund të jenë ndarë. Por përkundrazi me një koment që Krenari i bëri motrës së Luanës, Marinës tregon se lidhja e dyshes është serioze dhe Krenari ka një raport mjaft të mirë me familjen e moderatores.

Në foton e Marinës, Krenari shkruan: ”Mos bëj përshkrime të fotografis nga google” ndërsa Marina ia ktheu ”Zëre se ta kam bërë bllok”.