Nga Shqipëria / E Premte 6 Janar 2023, 12:12

Modelja shqiptare i jep fund beqarisë, pamjet nga propozimi për martesë

Modelja, balerina dhe velina e Telebingo Shqiptare, Menajda Malko i ka dhënë fund beqarisë.

Partneri i ka propozuar Menajdës teksa ndodhen në Greqi në vendin e famshëm të quajtur Meteora.

Ka qenë vetë bukuroshja, e cila ka rënë shpesh në sy për tiparet e saj aziatike, e cila ka postuar fotot nga propozimi ku në njërën prej tyre tregon dhe unazën.

"Më e lumtura", shkruan Menajda krah fotove teksa ka marrë urime të shumta nga miqtë e ndjekësit.