Nga Shqipëria / E Enjte 5 Janar 2023, 22:10

I kërkoi favore seksuale në këmbim të një roli, Cubi bën deklaratën e fortë për regjisorin shqiptar

Aktorja e humorit Cubi Metkaj ka akuzuar një regjisor shqiptar të filmave se e ka ngacmuar seksualisht. Ka qenë Rudina Dembacaj në emisionin “Zemër Luana” që ia ka rikujtuar Cubit deklaratën që ka bërë disa kohë më parë duke i kërkuar që këtë herë të thotë edhe emrin regjisorit.

Dembacaj: Cubi Metkaj je shprehur publikisht se të kanë propozuar një projekt kundrejt raporteve, siç je shprehur se ndodh shpesh me shumë aktorë, ndaj sonte në “Zemër Luana” duam të zbulosh një herë e mirë emrin e personazhit apo regjisorit që të ka ngacmuar pak seksualisht

Cubi: Përderisa unë nuk e kam përmendur as më përpara këtë emër. Okey do ta them…është regjisor filmi…është Xhoslin Rama.