Nga Shqipëria / E Premte 12 Janar 2018, 15:03

Ish-menaxheri ‘godet’ sërish Mozzik: E ke pranuar vetë, nëse talentin e ki lloq ne ta bëjmë diamant

Dy reperët e njohur Mozzik dhe Getinjo para dy ditësh lajmëruan se ishin larguar nga kompania muzikore 'On Records' dhe se  këngët e tyre u fshinë nga Youtube për këtë arsye. Pas largimit të tyre të shumta kanë qenë reagimet nga ana e menaxherit Met Elshani, i cili i akuzoi djemtë se kishin ikur pa ndonjë arsye dhe se për prishje të kontratës ai do ti hidhte në gjyq. Madje  ai tha se On Records është arsyeja se përse Mozzik dhe Geinjo janë kaq të famshëm.

Një gjë të tillë e ka mohuar më pas Mozzik, i cili u shpreh se ata janë të njohur vetëm fal talentit të tyre dhe se On Records ka bërë thjesht punën e tyre me këngëtarët.

Mesa duket replikat nuk kanë të mbaruar dhe menaxheri Met Elshani godet sërish, duke i treguar reperit Mozzik se ai vetë e ka pranuar në një intervistë, se On Record e ka bërë atë që është sot.

Ai ka postuar një video ku shfaqet këngëtari  në një nga intervistat e tij, ku kishte treguar për përkrahjen e madhe nga “On Records” dhe se nga një gur në lloç e kishte bërë në gur diamanti.

Përkrahë videos Elshani ka shkruar :“Nuk kam nevoj me ju arsyetu askujt , thjesht dua ta din realitetin te gjith se dijamantat i krijojm ne .... nese talentin e ki lloq ne ta bejm dijamant ..”.