Nga Shqipëria / E Mërkurë 4 Janar 2023, 18:06

Fjoralba Ponari reagon ashpër ndaj banorëve të BBV: Shpjegojini homofobinë, shëndetin mendor, bullizmin...

Fjoralba Ponari nuk i ka kursyer kritikat për banorët e “Big Brother VIP Albania 2”, pas debateve që ndodhën gjatë spektaklit mbrëmjen e djeshme. Përmes një postimi në Instastory, Fjoralba bën thirrje që banorëve tu shpjegohet çfarë është homofobia, shëndeti mendor, bullizmi dhe moscënimin e të drejtave bazike të njeriut.

“A mundet dikush t’i informojë banorët mbi diferencën e termave: VIP dhe Artist? Ju lutem. Por pasi t’i kenë shpjeguar homofobinë, shëndetin mendor, bullizmin dhe minimalisht moscënimin e të drejtave bazike të njeriut,” shkruan moderatorja.