Banorët e "Big Brother VIP" kanë shkelur rregullat dhe Vëllai i Madh mori një vendim duke i dërguar të gjithë në nominim. Ish-finalistja e edicionit të parë të “BBVIP”, Einxhel ka reaguar nëpërmjet disa postimeve në llogarinë e saj në Twitter.
“Ku ishin vjet rregullat”, shkroi fillimisht moderatorja, duke iu drejtuar produksionit për ngjarjet dhe debatet e ndodhura gjatë vitit të kaluar.

Ajo tregoi dhe një episod me njërën nga banoret e shtëpisë, Olta Gixharin, ndonëse emrit të aktores i referohet me shkronjën e parë.
“Funny story: Në prill të ditëlindjes së Monikës, shkoj në tualet dhe dy vajza më njohën, më folën, më komplimentuan etj… Së bashku me to ishte dhe O, e cila bëri si e hutuar nga biseda jonë dhe kërkoi një ndjesë hipokrite që s’më njihte dhe se hapte kurrë TV e s’kishte parë apo dëgjuar për “BBVA”… Heh”, shkruan Einxhel.

"Te permendi nje dite aty Brenda, tha ciftet qe lidhen ne bbv nuk ndahen shikoni Einxhel me Dagz tani kane ne beb…", i komenton një ndjekëse.
Dhe Einxhel i përgjigjet: "Sic me kan permendur dhe shum te tjere me sa kam lexuar ketu…Por e cuditshme pra qe live spo e kuptonte per cfare behej fjal spo hynte dot ne teme kur me pyeten ku eshte dagz,ku po vendosni te jetoni apo si e ke krahun…Weird tho qe aty brenda po i kujtohem tgjithve kush jam".

