Arbana i ka bërë një surprizë mjaft të bukur mikes së saj më të ngushtë, Xhemi Shehut, e cila feston sot ditëlindjen. Direkt pas transmetimit të Big Brother, mbrëmë Arbana ka shkuar në shtëpinë e Xhemit me një kuti me lule.

“Gezuar ditelindjen vajzes me speciale qe kam fatin ta kem shoqe, moter, zemer. I love you", shkruan Arbana teksa tregon se surprizën e ka bërë mbrëmë pas spektaklit.

Ndërkohë në koment, Xhemi ka treguar se ajo ka qenë pa qejf mbrëmjen e djeshme dhe surpriza e ka shëruar.

“Nuk besoj se mund ta shpreh dot me fjale se sa shume te dua...te kam zemrën time. Ps: u sherova mbreme”, shkruan Xhemi.

