Nga Shqipëria / E Mërkurë 4 Janar 2023, 01:01

Efin apo Mikelën? Ja kë zgjedhin banorët për të larguar

Efi dhe Mikela hynë në shtëpinë e "Big Brother VIP" si një konkurrent i vetëm, por dy vajzat pas disa debateve që kanë patur kanë kërkuar nga produksioni që të ndahen.

Produksioni e ka marrë parasysh kërkesën e tyre dhe sot iu la në dorë Mikelës që të vendoste nëse do ndaheshin. Ndërkohë banorët zgjodhën secili të thonin nga një emër për të larguar mes dy vajzave dhe më shumë vota për tu larguar mori Efi.

Në fund Mikela zgjodhi që ato të ndahen për ta vazhduar rrugëtimin e tyre në "Big Brother VIP" veçmas.