Mbrëmjen e sotme në "Big Brother VIP" është eliminuar një nga banoret, e cila ishte e nominuar që prej mbrëmjes së kaluar. Publiku ka vendosur që banorja e cila duhet të lërë shtëpinë është Ariana.

Ariana u shpreh se u penalizua nga fakti që nuk e kanë lënë të fliste.

"Ka qenë shumë rrëmujë, s’më kanë lënë me fol. Sa fillonte fliste dikush, niste tjetri, sa flisja unë, ndërhynte dikush. Edhe temat nuk kanë qenë shumë për mua. Kur nisin debate dhe shahen unë nuk ndërhyj sepse s’më takon dhe jam tërhequr. Jam tip që më pëlqen të shikoj njëherë dhe i vlerësoj njerëzit pak më ngadalë, jo me paragjyku ose me lëndu dikë para kohe", tha Ariana.

