Nga Shqipëria / E Martë 3 Janar 2023, 22:10

Armina e sheh veten pas 10 vitesh me fëmijë dhe duke bërë bamirësi

Fëmijët janë në planet e Armina Mevlanit dhe këtë e ka zbuluar vetë ajo gjatë një interviste virtuale me ndjekësit e saj në Instagram. Armina është pyetur se “si e mendon veten pas 10 vitesh” dhe blogerja nuk ka ngurruar të përgjigjet.

“Me dy fëmijë, e suksesshme me brendin tim, e dashuruar, me shumë vetëbesim, duke udhëtuar dhe duke bërë bamirësi", shkruan Armina.