Nga Shqipëria / E Premte 12 Janar 2018, 13:01

Sokol Balla zyrtarisht në Vizion Plus, i zë vendin Rudina Xhungës

Para pak kohësh publiku u habit me largimin e papritur të gazetarit Sokol Balla nga Top Channel. Siç u bë e ditur ai ishte shkarkuar nga detyra e tij si drejtor informacioni dhe më pas edhe nga drejtuesi i emisionit Top Story.

Të menjëhershme ishin edhe lajmet se ai tashmë ishte zhvendosur në televizionin Vizion Plus, ku aty ka marrë rolin e drejtuesit ekzekutiv dhe gjithashtu do të drejtojë një emision politik si tek Top Channel.

Sipas IMAlbania emisioni politik i Ballës do të transmetohet çdo të hënë dhe të enjte në orën 21:00 dhe do të jetë i të njëjtit format si Top Story. Nuk është bërë ende i ditur emri i tij, por sipas tyre ai do të zërë vendin e Rudina Xhungës, që emisionin e saj ‘Dritare’ e transmetonte të hënave.

Rudina Xhunga lajmëroi largimin e saj nga ky televizion,  pak pas lajmeve që Sokol Balla u bë pjesë e Vizion Plus.