Nga Shqipëria / E Martë 3 Janar 2023, 18:06

Plasi dashuria tek BBV: Luizi mendon se Tea ka pëlqim për të, Amosi shpreh pëlqimin për Dean

Në "Big Brother VIP", banorët kanë nisur pëlqimet teksa kalojnë kohë më shumë me njërit-tjetrin. Pas historisë me Kiarën, Luizi tani mendon se Tea ka pëlqim për të pasi ajo e sheh ndryshe.

"E kuptoj nga mënyra sesi më sheh. Ke pëlqim për mua", i tha Luizi sot Tea teksa shtoi se do donte të ishte marrë më shumë me të sesa me Kiarën.

Nga ana tjetër Amosi i tregoi Oltës se ka pëlqim për Dean. 

"E ndjej që ka diçka në sytë e saj", tha Amosi.