Së fundmi në media është përfolur se Ronaldo dhe Georgina po kalojnë një krizë në çift. Shkak i këtyre lajmeve është bërë fakti se dyshja kanë shtyrë dasmën e tyre dhe sipas gazetarëve të huaj ata po e mbajnë lidhjen vetëm në sytë e publikut.

Georgina i është kundërpërgjigjur lajmeve me dy foto të saj dhe Ronaldos në fillimet e lidhjes së tyre.

Ajo i ka shoqëruar fotot me mbishkrimin “Kur isha 22 vjeç takova dashurinë e jetës sime” dhe “Sa të bukur ishim”.

