Nga Shqipëria / E Martë 3 Janar 2023, 15:03

Sinan Vllasali ironizon Don Xhonin dhe Mozzikun: Tekste banale, mund të këndosh në banjo...

Këngëtari i njohur i muzikës popullore Sinan Vllasaliu u përfshi në një përplasje verbale në shkurt të vitit që lamë pas me reperët Mozzik dhe Don Xhoni. Shkak u bënë komentet e Vllasaliut në emisionin 'Glamour Zone', në RTV Ora lidhur me tekstet e këngëve dhe mënyrën e të kënduarit të tyre.

Asokohe Mozzik reagoi duke thënë se në një të ardhme do ta ftojë në synetin e të birit. Por përkudër reagimit të tyre, Sinan Vllasaliu vijon ti qëndrojë strikt qëndrimeve të tij.

I ftuar në "Impact" me Feride Kuqi, Sinani ironinë nuk ja kurseu aspak Mozzikut.

"Ose di të këndosh ose nuk di. Mundesh me këndu në banjo, në tavan, bodrum, di ose jo. Nuk është problemi ku këndon por di apo nuk di", u shpreh ai.

Ndër të tjera Vllasaliu për Don Xhonin tha: "Nuk e njoh këtë çunin, asgjë personale. Kam dëgjuar tekstet, ato tekste banale nuk i kam shkruar unë. Nëse ke një fjalor të tillë se kam bërë unë por ti, ti merre përgjegjësinë".