Para pak kohësh u përfol se reperi i njohur Majk tashmë kishte nisur një lidhje të re me Melita Nushin, por një gjë e tillë nuk u vërtetua nga ana e dyshes. Edhe pse ata u panë disa herë në shoqërinë e njëri-tjetrit, e madje u fotografuan duke dal nga një qendër gjinekologjike, ku menjëherë filluar spekulimet se Melita ishte shtatzënë, dhe se Majk do të bëhesh baba për herë të dytë.

Ditën e sotme ‘Gazeta Express’ ka bërë të ditur se ka kontaktuar reperin dhe e ka pyetur se nëse ai dhe Melita janë në pritje të një fëmijë.

Një gjë e tillë nuk i ka pëlqyer aspak Majkut, i cili ka reaguar jo mirë duke u nervozuar. Ai ka kërkuar që mos të përzihen më në jetën e tij personale.

"Po çfarë të vërteta, edhe nuk ju intereson as juve as askujt", është shprehur reperi.
Ndërkohë në një farë mënyre lidhja e tij me modelen Kosovare është konfirmuar, duke pasur parasysh postimet e tyre nga i njëjti vend.



