
Largimi i Encës nga grupi i njohur OTR vitin e kaluar ishte një nga lajmet që shkaktoi shumë diskutime dhe kjo për shkak të sherrit që ajo pati me pjesëtarin kryesor të këtij labeli, reperin Noizy. Që prej asaj kohe Enca nuk është parë më nën shoqërinë e ndonjërit prej pjesëtarëve dhe mesa duket marrëdhëniet nuk është se i ka shumë të mira.
Ditën e djeshme njëri prej tyre më i vogëli i grupit, Klesti, i ka habitur të gjithë me postimin e tij, një postim ky që me shumë siguri nuk i ka pëlqyer aspak këngëtares.
Sipas Intv.al, ai postoi një foto ku i lajmëronte ndjekësit e tij se nëse i bënin follow faqes në fjalë, do të kishin mundësi të shikonin fotot nudo të Encës.
Kjo gjë nuk dihet nëse është bërë nga vetë Klesti, apo nga dikush tjetër, por me shumë siguri Encës nuk do i vijë aspak mirë, duke pasur parasysh dashurin e madhe që ajo ka për vogëlushin.