Flori Mumajesi ka publikuar foton e parë të vitit 2023 dhe shfaqet me moderatoren Liberta Spahiu. Flori dhe Liberta dikur janë përfolur shumë për një lidhje, por dyshja nuk e kishin konfirmuar asnjëherë.

"Pak tinza amo pa kushte", shkruan Flori krah fotos, por çfarë e bën të çuditshëm postimin e tij është kënga me të cilën shoqëron foton, teksti i të cilës thotë: “Ëndërr nuk të pash, nuk të putha, s’të ledhatova. Nuk po them që s’po më dhemb, nuk po them që të harrova. Larg nga sytë, larg nga zemra…. ”.

