Nga Shqipëria / E Premte 12 Janar 2018, 12:12

Familja shqiptare dëbohet nga vendi, më shumë se 100 francezë ngrihen kundër largimit të tyre

Më shumë se 100 francezë janë ngritur në protestë për të ndaluar dëbimin e një  familjeje shqiptare nga Franca.

Bëhet fjalë për një familje shqiptare e cila në fillim të vitit 2017 kishin shkuar në Francë për të kërkuar azil, por kjo kërkesë u është refuzuar dhe ata do të kthehen në Shqipëri në 12 Janar.

Por kjo gjë ka nxitur që komuniteti ku ata jetojnë të ngrihet në protestë kundër këtij urdhri, pasi sipas tyre fëmijët janë integruar shumë në shkollën Polle a Cherbourg në Manche, si dhe prindërit e tyre janë të arsimuar dhe nuk mund t’ju mohohet dëshira për të qëndruar në Francë.

Katër fëmijët Artani, Olsi, Klea dhe Anxhela janë student të asaj shkolle dhe të gjithë prindërit mësuesit dhe nxënësit janë ngritur kundër urdhrit të shtetit që ata të dëbohen nga Franca.

 “Kjo është e pakonceptueshme për mua. Fëmijët janë integruar mirë me shkollën. Prindërit janë të arsimuar dhe kanë shprehur dëshirën për të qëndruar në Francë. Në Shqipëri, atyre u kërcënohet jeta. Nuk e kuptojmë këtë vendim”  tha një prej mësueseve të shkollës.

Burimi: TvKlan