Nga Shqipëria / E Shtunë 31 Dhjetor 2022, 23:11

Dean e harrojnë në dhomën e rrëfimit, e kap paniku, banorët e gjejnë duke qarë

Një situatë e pa ndodhur më parë në "Big Brother", ku sot Dea Mishel është harruar në dhomën e rrëfimit. Banorët ishin mbledhur të gjithë për kartolinën e fundvitit, por Dea mungonte. Kështu ata nisën ta kërkojnë derisa e gjetën Dean në dhomë duke qarë me dënesë.

Ajo tregoi mes lotësh se e kishin harruar në dhomën e rrëfimit dhe e kishte kapur paniku. "Më lanë aty", dëgjohet të thotë Dea.

Kujtojmë që në dera e dhomës së rrëfimit nuk mund të hapet nga vetë banorët, prandaj dhe Dean e ka kapur paniku kur nuk ka mundur të dalë prej aty.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Big Brother Alb VIP Edition (@bigbrotheralb_vip)