Nga Shqipëria / E Shtunë 31 Dhjetor 2022, 19:07

Çmimet Xing: Shpallen moderatori dhe moderatorja më e mirë e vitit 2022

Ashtu si çdo vit, "Xing.al" shpalli edhe këtë vit "Çmimet Xing". Pak ditë më parë, zhvilluam sondazhet "Moderatorët më të mirë 2022". Përmes votimit online, ju keni bërë zgjedhjen tuaj.

Moderatorja më e mirë e vitit 2022, edhe këtë vit, ashtu si vitin ekaluar shpallet Bora Zemani. Ajo ka marrë 42% të votave në sondazh, më shumë se vitin e kaluar.

Moderatori më i mirë për vitin 2022 shpallet edhe këtë vit Ardit Gjebrea, me 32% të votave.