Ditën e djeshme lajmi se Endrit Mërtiri dhe Aurela Hoxha nuk ishin më miq, bëri xhiron e mediave online. Gjithçka filloi që ditën e ditëlindjes së Endritit, i cili kishte organizuar një festë madhështore ku ra në sy mungesa e Aurelës, e madje ajo as nuk e kishte uruar publikisht fotografin siç ka bërë herët e tjera.

Për këto lajme ka reaguar dhe vetë fotografi i njohur, i cili ditën e sotme ishte i ftuar në emisionin ‘Wake up’, ku ka folur për jetën e tij dhe nuk mund ti shpëtonte dhe pyetjes për miqësinë me modelen.

Ai është munduar të shmangi pyetjen duke thënë se kjo gjë është diçka personale që i përket atij dhe nuk donte ta ndante me publikun.

“Mesazhet vijnë në vende të ndryshme. Nuk kam ndërmend të sqaroj njeri. Janë disa gjëra personale që unë zgjedh t’i mbaj për vete. Edhe nëse do ta prishnim marrëdhënien, s’do ta bënim publike. Mediat e ekzagjerojnë”,-është shprehur Mërtiri.

Kjo përgjigje e Endritit e ka përforcuar dhe një herë lajmin se ai dhe Aurela nuk janë më aq miq të ngushtë sa dikur.


