Nga Shqipëria / E Shtunë 31 Dhjetor 2022, 17:05

Fifi e thotë hapur: Këta janë banorët e mi të preferuar të 'BBV Kosova'

Me anë të një postimi në rrjete sociale Fifi ka treguar se e ndjek "Big Brother VIP Kosova" dhe ka zbuluar publikisht banorët e saj të preferuar brenda shtëpisë. Këngëtarja e ka shpallur veten "fanse" të Artës, Getinjos dhe Lugatit.

“Unë prej sot shpall veten fanse të Arta Selimit, Getinjos dhe Gjon Karricës. Jeni shumë të fortë", ka shkruar Fifi.