Wanda Nara ka treguar në një postim në Instagram se prej dy muajsh është beqare. Modelja argjentinase ka folur për marrëdhënien e saj me ish-bashkëshortin e saj Mauro Icardi, duke konfirmuar se janë ndarë.

“Që nga tetori 2022 kam qenë beqare dhe më pëlqen. Burri im duhet të jetë inteligjent, i apasionuar pas asaj që bën, duhet të jetë hamshor, një person i pjekur dhe i sigurt që kujdeset për mua, që më respekton dhe që më befason”, ka shkruar ajo.

