Nga Shqipëria / E Enjte 11 Janar 2018, 19:07

Shakaja për pikët e Këngës Magjike, fut në sherr Mentorin dhe fansat e Elhaidës

Pasi Elhaida Dani i habiti të gjithë me foton e postuar, ku kishte ndryshuar totalisht look dhe nga një brune ishte kthyer në bionde, një koment i saj dhe i këngëtarit të njohur Menton Haziri ka hapur një sherr mes fansave të këngëtares dhe Mentorit.

Pasi Mentori i komentoi për ndryshimin e look-ut Elhajda me shaka ja ka kthyer duke i përmendur pikët që ai nuk i dha në Kënga Magjike.

“Jo, janë 30 pikët që s’më dhe kurrë”. – ishte komenti i Elhaides, që është marr si serioz nga ana e fansave të saj, që nuk kanë ngurruar ti hidhen kundra Mentorit.

Por një gjë e tillë është sqaruar shpejt nga ana këngëtares së njohur nëpërmjet një statusi ku ajo ka sqaruar ndjekësit e saj.

“Unë i dua të gjithë ata që më ndjekin njësoj, ju e dini sa shumë e vlerësoj mbështetjen dhe dashurinë tuaj… Por nuk toleroj nëse nuk respektohen miqtë e mi. Me Mentor Hazirin jemi miq dhe komenti im në fotot e fundit ishte thjesht një shaka. Ju lutem më shumë respekt. Më fal Mentor”.

Edhe Mentori është shprehur serish me koment duke u thënë ndjekësve te këngëtares se ishte shaka mes tyre e gjitha kjo.