Aktori i njohur Erion Isai pas prezantimit të shkëlqyer me Bes Kallakun dhe Ardit Gjebrean në ‘Kënga Magjike’ pritet që së shpejti të vijë me një emision të ri së bashku me Besin.

Po ndërkohë ai na ka treguar nëpërmjet postimeve të ndryshme në Instagram se kohën e tij të lirë e kalon me vajzën e tij 1 vjeçare që quhet Ajër, e cila mesa duket i pëlqen aq shumë të rri me të atin, sa që nuk largohet nga vendi i punës së tij.

Në një video të postuar në adresën e tij, Erioni na ka treguar se sa të vështirë e ka ta bindi Ajërin për të shkuar tek mami i vetë.

“Zaptim i vendit te punes. Ajeri nuk pranon te leshoje zyren. E quan te pa ligjshem emerimin tim,”-shkruan Erioni krahas videos.


