Nga Shqipëria / E Enjte 29 Dhjetor 2022, 15:03

A ka kamera në tualetet e Big Brother VIP

"A ka kamera në tualetet e Big Brother VIP?", ishte kjo pyetja që iu drejtua Sara Hoxhës, e cila ishte e ftuar në “Goca dhe gra”.

Sara shuajti këtë kuriozitet duke u përgjigjur për herë të parë. "Jo, në shtëpinë e Big Brother nuk ka kamera në tualete!", tha Sara duke shtuar se është ambient privat.

Sara zbuloi gjithashtu se viti i ri do na gjejë me hyrje të reja në shtëpinë më të famshme pasi do hyjnë banorë të rinj.