Make up artisti me famë botërore Mario së shpejti do të vij në Shqipëri për të marrë pjesë në një evenimet të rëndësishëm. Siç dihet Mario është me origjinë shqiptare dhe është bërë i njohur në të gjithë botën si make-up artisti personal i klanit Kardashian-Jenner dhe emrave të tjerë të njohur të Hollywood-it.

Të gjithë e mbajnë mend videon e famshme, ku ai i mësoi të fliste shqip yllin e ‘Keep up with the Kardashians’ Kim, e madje e prezantoi atë dhe me ëmbëlsirën e famshme shqiptare, që u kthye në të preferuarën e saj.

Siç është bërë e ditur Mario në 20 janar do të jetë i pranishëm në eventin gjigand që zhvillohet në Pallatin e Brigadave, të quajtur “Oda”. Ky event do të mbledh së bashku disa nga personalitetet më të njohura të cilët kanë kontribuar në përcjelljen e vlerave shqiptare në mbarë botën. Mario mesa duket do të jetë një ndër të ftuarit special.


