Nga Shqipëria / E Enjte 11 Janar 2018, 17:05

Dhurata mijëra eurosh që Adelina Tahiri mori pas martesës me miliarderin maqedonas

Adelina Tahiri pak javë më parë mori vëmendjen e të gjitha mediave me martesën e saj të papritur me milionerin maqedonas, me të cilin ka disa kohë që është në lidhje. Ajo menjëherë pas martesës fillojë të postojë foto ku shpesh herë shfaqësh edhe partneri i saj por përsëri edhe pse tashëm dihet identiteti i tij, këngëtarja preferon mos t’ja zbulojë fytyrën.

Adelina së fundmi ka postuar një foto që bie në sy një detaj i vogël që është kapur nga fansat e  saj. Ajo në njërën nga pozat shfaqet me një orë në dorë, që i përket markës së njohur Hublot.

Sipas faqes që e ka postuar, kjo orë ka një çmim pak të kripur, ajo kushton diku tek  13,150 euro. Një shumë kjo që mesa duket nuk është problem për këngëtaren e njohur, duke qenë se ajo shumë herë  shfaqet e veshur me marka shumë të shtrenjta e të njohura.