Nga Shqipëria / E Mërkurë 28 Dhjetor 2022, 15:03

Keisi nuk e kishte thënë kurrë publikisht, Stresi i nxjerr sekretin më të hidhur: Ka tumor në tru

Stresi ka bërë një rrëfim të fortë brenda “Big Brother VIP Kosova”. Ai ka treguar se ish-gruaja e tij, Keisi, ka tumor në tru.

Reperi është përlotur teksa po tregonte, ndërkohë që vetë Keisi nuk e kishte bërë kurrë publike vetë.

“Është ekstremisht e fortë. Më ka mbajtur për 7 vjet në shtëpi me halle me probleme me çdo gjë. Ajo i ka dy tumore, po flasim hallet e tjetrit tani. Ka tumor dhe kist, ngjitur njëra-tjetrës. Kjo më vret çdo natë mua, prandaj foli këtu për të se më ka ngelur brengë në shpirt. Nesër mundet me m’ndrru jetë çika e nuk e kam parë që tre vjet…”, është shprehur ai.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Big Brother VIP Kosova (@bigbrothervipkosova)