Largimi i dy reperave Mozzik dhe Getinjo nga labeli On Record bëri bujë ditën e djeshme në media, pas një sërë statusesh, ku dy vëllezërit dhe ish menaxheri i tyre Met Elshani bërën kundrejt njëri-tjetrit.

Ishin Mozzik dhe Getinjo të parët që lajmëruan largimin e tyre dhe se këngët e tyre ishin fshirë nga Youtube, ku ndër të tjera u thanë se ata nuk i ka bërë askush të famshëm por vetëm talenti i tyre.

I menjëhershëm ka qenë edhe reagimi i menaxherit, Elshani, i cili paralajmëroi djemtë se do i hidhte në gjyq për prishje të kontratës, e madje ai tha se në gjyq do hidhen dhe të gjithë ata që do transmetojnë këngët e dyshes.

Por aty ku thamë që gjerat po qetësoheshin vjen edhe reagimi i këngëtarit Endri i cili gjithashtu është nën menaxhimin e On Records. Endri ka postua një foto me Met Elshanin dhe në përshkrim të saj ka shkruar :”Met Elshani është arsyeja për atë që ju jeni sot”. Një thumb ky për dy reperët e njohur.

