Aktorja Arta Selimi ka zbuluar së fundmi në "Big Brother VIP Kosova" se ka qenë viktimë e ngacmimit seksual. Ajo ka treguar se është ngacmuar nga një roje e Fakultetit Teknik.

“Kam qenë e vogël. Ka qenë rojtar në Fakultetin Teknik, që është mbrapa banesave, ku shkonim ose për me i pa dy cifte duke u puthur, ose kemi hyrë në klasa kemi marrë shkumësa për të vizatuar në trotuare. Nëse kam dashur të rrijë me motrën dhe gjeneratën e saj, është dashtë me shku me marrë shkumësa, edhe u dashtë me shku kështu ‘mirëdita apo na i jepni do shkumësa’, një djali të gjatë, kurrë se harroj”, tha fillimisht ajo ndërsa më pas ka treguar si ndodhi e gjitha.

“Kemi shku tek kabineti i profesorëve, disa dollapë kanë qenë të lartë për mua aso kohe, ai tipi është dashur të më cojë mua hopa, por duke më ulur poshtë, e kam ndjerë që më ka shtypur, më ka shtrënguar. Kam nisur të lëviz shpejtë dhe i kam dhënë një shkelm e kam ikur tek motrat e mia. Ju kam treguar ato kanë qeshur me këtë”, shtoi Arta.
View this post on Instagram
