Nga Shqipëria / E Martë 27 Dhjetor 2022, 23:11

Luizi: I shoh të gjitha si motra, këtu jemi familje

Luiz Ejlli është komentuar shumë për ngacmimet që i ka bërë vajzave këto ditë në "Big Brother", e në veçanti Kiarës. Por i pyetur sot nga Arbana, Luizi mohoi të pëlqente ndonjërën në veçanti duke thënë se i sheh si motra.

"Jo asnjë. Pyetje është kjo moj Arbanë? A nuk i ke parë njëra më e bukur se tjetra? Unë i shoh të tëra si motra. Jemi familje e madhe shumë e lumtur", tha Luizi.