Nga Shqipëria / E Martë 27 Dhjetor 2022, 22:10

Olta nuk i shkoi në rulotë, Zhaklina dhe Ronaldo i kthehen: Përpara se të jesh artiste, duhet të jesh pak më njerëzore

Olta ka qenë një nga personazhet që nuk i ka vizituar fare Zhaklinën dhe Ronaldon në rulotë, gjë që është diskutuar mbrëmjen e sotme në spektakël.

"Janë dy personazhe që unë nuk i njoh fare. Kam pasur shumë gjëra për të bërë në shtëpi, kam pasur shumë mendime, ka personazhe në shtëpi që nuk i kam takuar ende. Përveç këtyre, kam nja dy gjëra që nuk më kanë pëlqyer në raport me Zhaklinën dhe kam preferuar të rri e tërhequr. Gjëra që nuk jam gati t’i them tani. Me Ronaldon nuk kam asgjë", tha Olta.

"Olta është artiste, por mendoj se përpara se të jemi artista, duhet të jemi pak më njerëzorë", iu përgjigj Ronaldo.

"Nuk e kam idenë farë se çfarë ka Olta me mua", tha Zhaklina.