Nga Shqipëria / E Martë 27 Dhjetor 2022, 10:10

'Më keni ça...', Bes Kallaku reagon pas lajmeve të ndarjes, Xhensila e puth në mes të skenës

Bes Kallaku dhe Xhensila Myrtezaj i kanë dhënë fund thashethemeve se ka një krisje në marrëdhënien e tyre, duke ngritur dyshime për ndarje. Fillimisht reagoi Xhensila, e cila postoi një video nga një koncert i saj teksa puth në buzë aktorin.

"Bes të dua me gjithë shpirt", dëgjohet të thotë Xhensila.  Më pas Besi e ripostoi videon duke shkruar se është lodhur nga lajmet e pavërteta.

"Çdo 6 muaj një lajm ndërron jetë në skenë aktori i njohur. Çdo 4 muaj ndërron jetë Ija e Bes Kallakut. Çdo 1 muaj Xhensila shtatzënë. Tani edhe këto të fundit. Më keni ça… Shqiptarët të rrinë të qetë", shkruan Besi.