Nga Shqipëria / E Martë 27 Dhjetor 2022, 00:12

Xhemi e imitoi në Portokalli, Valbona Selimllarit nuk i pëlqeu aspak: Nuk dua të bëjnë shaka me mua

Valbona Selimllari e ftuar në “Wake Up” është pyetur për imitimin që i ka bërë Xhemi Shehu tek Portokallia, por ish-missi u shpreh se nuk i pëlqen aspak kur e imitojnë.

"Të jem e sinqertë mua nuk më pëlqen të më imitojnë. Nuk më pëlqen fare, po fare, fare, fare. Unë jam natyrë që përgjithësisht nuk bëj shaka dhe nuk më pëlqen të bëjnë shaka me mua", tha Valbona.