Hueyda, një dedikim të ëmbël të birit për ditën e tij speciale!
Para 3 vitesh Hueyda El Sayde u bë nënë për herë të parë të një djali që ja vendosi emrin Gabriel. Siç ka treguar dhe ajo shpesh herë me të ka një marrëdhënie shumë special dhe e konsideron si gjënë më të mrekullueshme në botë. Sot Gabrieli feston ditëlindjen dhe nuk mund të mungonte edhe surpriza e veçantë e mamasë së tij.
Ajo ka ndarë me ndjekësit e saj momentin kur Gabrielit i vjen torta së bashku me një fishekzjarrë dhe në sfond dëgjohet Hueyda e cila i këndon këngën “Happy birthday”.
Nga video që ka ndarë, duket që Gabrieli është shumë i lumtur dhe mezi po pret të fry qirnjët e tortës. Përkrahë fotos ajo ka shkruar: "Gëzuar ditëlindjen engjëlli im. Të jetoja me ty këto 3 vite ka qenë eksperienca më e jashtëzakonshme e jetës sime. Është qesharake të them se jam rritur bashkë me ty, por është e vërtet sepse zemra ime është më e madhe që kur ti erdhe në jetën time", shkruan Hueyda krah videos.
Se sa special është Gabrieli, ish balerina e ka treguar shumë herë në intervistat e saj, ku ka rrëfyer se ai ka një personalitet shumë të mirë dhe të edukuar për moshën që ka.