Një festival kushtuar kërcimit në një zhanër të veçantë të tij do të jetë në transmetim në Klan Plus. Drejtori i programacionit të Tv Klan, Albert Dumani dhe producenti Sokol Guga, të cilët sapo mbyllën me sukses “Krishtlindje në Tiranë” i janë futur punës për realizimin e Festivalit Europian të Dancit Sportiv. Në një intervistë për “Rudina”, ata zbulojnë se çfarë do të servirë ekrani gjatë kësaj ngjarjeje.

Sokol Guga: Neve jemi duke punuar për të realizuar Festivalin Europian të Dancit Sportiv. Do të jenë 25 shtete në konkurrim i cili do të realizohet dhe transmetohet në televizionin kombëtar Klan Plus ku do të jemi 1 muaj në transmetim.
Rudina Magjistari: 1 muaj në transmetim!
Sokol Guga: 1 muaj në transmetim, 4 puntata. Pra çdo javë. I kemi hyrë punës me drejtorin e programacionit, me administratoren e Tv Klan, zonjën Eglantina Lanaj të cilën unë e përshëndes për të gjithë mbështetjen që më ka dhënë. Pra, okej-in nga drejtorët e kam marrë. Tani duhet ta konkretizojmë.
Rudina Magjistari: Qenka një numër i lartë shtetesh. Keni kontaktuar me të gjithë?
Sokol Guga: Janë kontaktuar të gjithë. Disa e kanë kthyer përgjigjen pozitive për të qenë, Çekia, Polonia, Shqipëria, Italia e ka konfirmuar, Franca.
