Nga Shqipëria / E Hënë 26 Dhjetor 2022, 17:05

'Më thonë që i përkas komunitetit rom', Mikela: Më kanë paragjykuar gjithë jetën time

Ish-konkurrentja e “Përputhen”, Mikela është një nga banoret e “Big Brother VIP Albania”. Gjatë një bisede me Efin dhe Tean, ajo ka treguar për paragjykimet që i janë bërë gjithmonë për shkak të ngjyrës së lëkurës.

Mikela është shprehur se njerëzit e kanë gjykuar gjithmonë, sidomos kur ishte në “Përputhen”.

“Kështu jam vetë dhe gjithë jetës time më kanë gjykuar për ngjyrën. Më shumë e kisha në “Përputhen”, nuk ka ngelur njeri pa më thënë që i përket komunitetit rom”, ka treguar Mikela.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Big Brother Alb VIP Edition (@bigbrotheralb_vip)