Nga Shqipëria / E Enjte 11 Janar 2018, 15:03

Komentuesja e shanë publikisht, Alketa Vejsiu i kthen përgjigjen që nuk e priste

Alketa Vejsiu pas suksesit të spektaklit ‘Dance with me’ është në pritje të nisjes së produksionit më të ri në TV Klan, por ndërkohë prej disa ditësh ajo është nisur me pushime në Bahamas, ku dhe atje ka pritur ndërrimin e viteve. Si rrallë herë moderatorja zgjodhi që momentet nga pushimet e saj ti ndaj edhe me ndjekësi.

Ajo ka postuar herë pas here foto ku shfaqet shumë e lumtur duke bërë plazh dhe duke shijuar kohën e bukur në ishujt e njohur.

 

This Year's Resolution; More Beach!

A post shared by TV & EVENT DESIGN & PRODUCTION (@alketavejsiu) on

Por edhe pse ka pasur nga ata që i kanë uruar asaj pushime të mbara, të shumtë kanë qenë e të tjerë që  nuk i kanë kursyer të sharat.

Në një foto të publikuar së fundmi një nga ndjekëset e saj i ka komentuar “‘Je kot te rofshin fotot e imazheve po vet nuk je gje se kuptoj perse te bejn fresk njerzit kot’.

Ndërkohë si rrallë herë moderatorja nuk ka ngurruar ti kthej përgjigje, por pa ofenduar askënd ashtu siç i ka hije vetëm Alketës.

‘Sa bukur ke folur. Rrofsh o moter qe me kthjellon!’ ka qenë reagimi i Alketës të cilin e ka shoqëruar dhe me disa fyrtyra të qeshura.