Nga Shqipëria / E Diel 25 Dhjetor 2022, 18:06

VIP-at urojnë Krishtlindjet me kartolinat më të bukura familjare

VIP-at shqiptarë kanë uruar Krishtlindjet me kartolinat më të bukura familjare. Nëse nuk i keni parë ende, "Xing.al" ka menduar dhe për ju dhe po ua sjellim më poshtë:

1. Rudina Dembacaj 

Moderatorja ka publikuar një foto festive krah Markut, fëmijëve të tij dhe vajzës së saj, Vikit.

"Zoti na bekon çdo vit me mundësinë për ta hapur mendjen dhe zemrën akoma më shumë. Ne jemi të bekuar me zemrat plot, urojmë për ty, për familjen tënde dhe për besimin se një vit i ri plot shëndet na pret, nga familja jonë Krishtlindje të bardha! Rud&Mark", ka shkruar ajo.

2. Zaimina Vasjari

Zaimina ka publikuar një foto me fëmijët e saj dhe me vajzën e bashkëshortit, Kristel. "Gëzuar Krishtlindjet nga familja jonë", ka shkruar ajo.

3. Amarda Toska

Ami ka ndarë me ndjekësit një foto pranë oxhakut me Ermalin, krahas së cilas ka shkruar: Gëzuar Krishtlindjen miq! Paci zemra të gëzuara dhe paqe në shpirt!

4. Eni dhe Genc Prevlukaj

Dyshja kanë postuar një kartolinë festash duke zbuluar për herë të parë portretin e vajzës së tyre, Adeas. "Gëzuar festat e fundvitit nga unë, Genci dhe Adea", ka shkruar Eni.

5. Afërdita Dreshaj

Një urim Krishtlindjesh nuk ka munguar as nga familja e modeles shqiptare. Ajo ka publikuar një foto ku shfaqet me bashkëshortin dhe djalin e tyre me mbishkrimin "Gëzuar Krishtlindjet".

6. Miriam Cani

Këngëtarja ka publikuar një kartolinë të bukur me të bijën, Ameli. Të dyja shihen të veshura njëlloj.

7. Gerta Shino

Gerta ka ndarë me ndjekësit një foto shumë të ëmbël me vogëlushin e saj Kai. "2022 më bekoi me një djalë. Dhurata më e bukur e jetës time. Kai të dua", ka shkruar ajo.

8. Bora Zemani