Pas mbarimit të spektaklit ‘C’est la vie’ që drejtohesh nga moderatorja Marina Vjollca, kanë qenë të shumtë ata që janë bërë kurioz për të ditur se çfarë show tjetër do të fillojë në TV Klan.

Por pa kaluar akoma një javë, Klan ka lajmëruar të gjithë publikun se shumë shpejt në ekranin e këtij televizioni do të fillojë një spektakël dedikuar të gjithë fëmijëve të talentuar, në disiplinat e baletit, kantos dhe instrumenteve të zhanrit klasik.

Sipas tyre ky talent show do të nisë në datën 11 shkurt dhe do të mbajë titullin “Virtuozët”.

Ky spektakël do të moderohet nga sopranoja e njohur Inva Mula, e cila në disa intervista të mëparshme është shprehur e emocionuar për këtë realizim, i cili është edhe i pari në llojin e vetë në Shqipëri.

